Politike

Justifikoi Ramën? Dashamir Shehi: Çdokush do e kishte të vështirë në vend të tij në kohë krizash

Kreu i LZHK-së u kujdes që pas "mjaltit" të kishte " thumbin" sa i përket qëndrime të tij për punën e kreut të ekzekutivit të cilit i kujtoi se në kohë krizash nuk mund të ketë shpenzime luksi.

6 Tetor 2022, 15:52 Nga e.k
Justifikoi Ramën? Dashamir Shehi: Çdokush do e kishte të
Dashamir Shehi

TIRANË- Deputeti Dashamir Shehi duke folur nga foltorja e Kuvendit duket se bëri një "mea culpa" sa i përket qëndrime të tij në lidhje me kryeministrin Rama. Kështu duke folur për situatën ekonomike në vend Shehi u shpreh se çdokush në vend të kryeministrit do e kishte pasur të vështirë në një kohë që jemi në një situatë krizash ndërkombëtare dhe të brendshme.

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar u kujdes që pas "mjaltit" të kishte "thumbin" sa i përket qëndrime të tij për punën e kreut të ekzekutivit të cilit i kujtoi se në kohë krizash nuk mund të ketë shpenzime luksi. Ai u ndal dhe tek kriza energjetike dhe fasha 800 kw të propozuar nga qeveria për të cilën trha se duhet të jetë të paktën 1000 kë. Ai tha se duhet të rritet rrogat dhe pensionet për të gjithë dhe jo për kategori të caktuara.

 Dashamir Shehi: Sigurisht kushdo që të kishte qenë në vend të zotit Rama, do e kishte situatën e vështirë me krizën ndërkombëtare dhe krizën e brendshme, një sërë situatash, unë kam punuar vetë në ekzekutiv dhe e kuptoj, mirë po në situata të vështira duhen marrë dhe vendime të vështira.  Ai tavani 800 kw të shkojë 1000. Puna është që t’i vëmë njerëzit të kursejnë. Bredh poshtë e përpjetë nëpër Shqipëri dhe thotë këta do marrin 7%, këta 5%…Unë gjykoj që kjo është një politikë amatoreske. Ky vend ka nevojë që pagat të ngrihen në 25-30 për qind. Sepse 10 për qind i ka korruptuar inflacioni. Pra rritja reale do të jetë 10%. Të marrim kurajo në parlament, të bëjmë ndryshime në paga nga buxheti i tanishëm dhe ai i vitit të ardhshëm. T’i ngrejmë në bllok pagat, t’i japim stimul rinisë dhe administratës. Kjo bëhet me kurajo dhe duke hequr dorë nga disa shpenzime të reja. Kemi shans për të ngritur edhe pensionet

dashamir shehi seance plenare 6 tetor 2022

Sondazh

Poll