Politike

Zgjedhjet lokale, Çollaku: Duhet të dalim me një kandidat të përbashkët

Me anë të një postimi në Facebook, Çollaku shkruan se kushdo e kupton që dalja me dy kandidat rivalë brenda kampit demokrat është humbje e sigurtë.

6 Tetor 2022, 15:01 Nga I.A
Zgjedhjet lokale, Çollaku: Duhet të dalim me një kandidat
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka deklaruar se përball zgjedhjeve lokale fronti opozitar duhet që të dalin të bashkuar. Me anë të një postimi në Facebook, Çollaku shkruan se kushdo e kupton që dalja me dy kandidat rivalë brenda kampit demokrat është humbje e sigurtë. Po ashtu ai ka thekuar se demokratët duhet që të lënë rivalitetet e tyre mënjanë.   

Postimi i Plotë:

Per pak muaj do te jemi perballe Rilindjes ne zgjedhjet per Pushtetin Vendor. Percaktuese ne kete perballje eshte bashkimi i demokrateve. Asnje kombinim aleancash nuk zevendeson efektin pozitiv apo negativ te demokrateve te ndare apo te bashkuar. Cdo kush e kupton se dalja me dy kandidate rivale brenda kampit te PD,eshte humbje e sigurte. Partia Demokratike dhe demokratet jane ne nje test historik mencurie e pjekurie politike. Ky test mencurie kerkon qe egoizmat,ambiciet,rivalitetet e vogla te lihen me nje ane. Fitorja e PD eshte me e madhe se cdo egoizem personal,eshte me jetike se cdo fitore e vogel e nje “lufte civile” brenda llojit. Fitorja e PD na dikton te therrasim arsyen e ftohte dhe pergjegjshmerine politike. Te bashkuar fitojme,te ndare biem..te gjithe

kreshnik Çollaku zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll