Aktualitet

Zbërthyen grupin kriminal me bazë në Durrës, vëllezërit Beqiraj mungojnë në seancën gjyqësore

Flamur Bejko, Pëllumb Hoxha, Idajet Hoxha, Armand Dalipi (Daka), Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Gentian Sheshi, Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Fatjon Hajdari, Armando Lama, Altin Celami dhanë gjeneralitetet para trupit gjykues.

6 Tetor 2022, 15:54 Nga DOSJA
Zbërthyen grupin kriminal me bazë në Durrës,
Seanca në Durrës

DURRËS- Dy vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqiraj që zbërthyen grupin e vrasësve me pagesë me bazë në Durrës nuk janë paraqitur në seancën e mbajtur sot ku u dha masa e sigurisë për të arrestuarit. Në kafaz u shfaqën 12 të prangosurit pas operacionit “Porositësi” që u zhvilluar pas pengmarrjes së Indrit Beqirajt, ngjarje e raportuar fillimisht nga Dosja.al.

Flamur Bejko, Pëllumb Hoxha, Idajet Hoxha, Armand Dalipi (Daka), Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Gentian Sheshi, Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Fatjon Hajdari, Armando Lama, Altin Celami dhanë gjeneralitetet para trupit gjykues. Nuk dihet ende arsyeja e mungesës së dy vëllezërve Beqiri në gjyq. Masa e sigurisë do tu komunikohet përmes avokatit.

Ç’ndodhi mëngjesin e 3 tetorit?

Dy vëllezërit, Gentjan e Indrit Beqiraj kanë qenë duke udhëtuar me një motomjet tip "Piaggio" me targa AI 724, kur janë përplasur nga një makinë me targa 117 që sipas materialit hetimor, nuk shquhen qartë nga pamjet.  Gentiani ka qenë në timon, ndërsa Indriti pasagjer. Të dy janë dhunuar nga grupi i personave që pasi i kanë përplasur, kanë zbritur nga makina. Më pas, ata, pjesë e grupit të Pëllumb Muharremit "Rrumi i Shijakut", kanë marrë peng Indrit Beqiraj ne janë larguar. Gentiani, në panik e i alarmuar për të vëllanë ka lajmëruar Policinë e Shtetit. Dy orë më vonë, pa ndërhyrë ende efektivët, Indriti është liruar. Ai bashkë me të vëllanë kanë dëshmuar dhe para grupit hetimor kanë rrëfyer se qëndrimi i tyre në autostradë nuk ka qenë rastësor, por për të vëzhguar Rrumin, për të cilin ishin paguar për ta eliminuar. Por, plani dështoi pasi u pikasën nga njerëzit e shënjestrës. Vëllezërit Beqiri zbërthyen të gjithë grupin kriminal me bazë në Durrës që kokë kishte Kasandër Nogën, i cili jepte urdhrat nga burgu në Belgjikë, ku është vënë në pranga pas atentatit që i bëri Erion Hasanbellit. 'Killeri' i besuar i Nogës ishte Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, i cili kishte kontraktuar vëllezërit Beqiri për të vrarë Arbën Mërkurin (Maneci) si dhe Geron Hasanbellin, vëllanë e Erion Hasanbellit. Atentati ndaj Manecit u realizuar, por ai ndaj Hasanbellit dështoi, pasi në "Don bosko" u ngatërrua shënjestra dhe i vrarë mbeti Erion Çela, 35 vjeç. 

Të shpallur në kërkim janë: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi. I arrestuar në Belgjikë është Kasander Noga.

operacioni porositesi indrit beqiraj gentjan beqiraj kasander noga kevin zeneli kevin suci

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Tetor 2022, 14:23 A.B

H&M hapet në TEG?

H&M H&M, një ndër emrat më të rëndësishëm të modës së shpejtë, po përgatit hapjen e dyq...