Aktualitet

Del FOTO, kush është Albert Topuzi që iu sekuestrua 3.5 milionë euro pasuri, pse është në Antwerp?

Sipas të dhënave më të fundit, mësohet se aktualisht Topuzi ndodhet në Antwerp të Belgjikës pasi raportohet se vuan nga një sëmundje e rëndë.

6 Tetor 2022, 14:11 Nga k.m.
Del FOTO, kush është Albert Topuzi që iu sekuestrua 3.5
Albert Topuzi

ELBASAN- Albert Topuzi, pasuria e të cilit me vlerë 3.5 milionë euro është sekuestruar sot, por vetë personi në fjalë nuk ndodhet fare në Shqipëri. Sipas të dhënave më të fundit, mësohet se aktualisht Topuzi ndodhet në Antwerp të Belgjikës pasi raportohet se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e pasurive të Albert Topuzit ishin të regjistruara në emër të vëllait të tij në Shqipëri, Bashkim Topuzit, i cili kishte themeluar një kompani me emrin "Basha Trans Shpk". Dyshohet se pikërisht me këtë kompani bëhej pastrimi i parave të pista që dyshohet se vinin nga trafiku. Në bazë të akuzave të ngritura ndaj tyre, nëse ato provohen, vëllezërit mund të rrezikojnë edhe dënimin me burg që varion nga 5-15 vite burg.

 

albert topuzi sekuestrohet pasuria e albert topuzit

Sondazh

Poll