Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore e Faruk Ozer, avokati mbrojtës kërkon të njihet me provat e akuzës

Avokati mbrojtës i 28-vjeçarit turk ka kërkuar të njihet me provat e akuzës.

6 Tetor 2022, 14:47 Nga A.B
Shtyhet seanca gjyqësore e Faruk Ozer, avokati mbrojtës kërkon
Faruk Ozer

TIRANË- Seanca gjyqësore e Faruk Ozer, i cili u arrestua në Shqipëri pas akuzave nga drejtësia turke për mashtrim, është shtyrë. Avokati mbrojtës i 28-vjeçarit turk ka kërkuar të njihet me provat e akuzës.

Faruk Ozer ishte prej më shumë se një viti i shpallur në kërkim nga vendi i tij dhe u arrestua nga policia e Elbasanit. Prej prillit të vitit të kaluar Turqia kërkoi me insistim nga autorittet shqiptare arrestimin e 28-vjeçarit i cili në vendin e tij kishte ngritur një skemë mashtrimi e cila kapte vlerën rreth 2.7 miliardë dollar.

Më 2017 Faruk Ozer krijoi bursën Thodex ku tregtoheshin kriptomonedha. Në Thodex krijuan llogari të tyre rreth 400 mijë qytetarë kryesisht turq të cilët kishin investuar rreth 2.7 miliardë dollar.

Mbi 28-vjeçarin nga drejtësia turke rëndojnë akuzat e “Ngritjes së organizatave qëllim kryerjen  e krimeve” dhe “Mashtrim në rrethana rënduese”.

faruk ozer

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Tetor 2022, 14:23 A.B

H&M hapet në TEG?

H&M H&M, një ndër emrat më të rëndësishëm të modës së shpejtë, po përgatit hapjen e dyq...