Aktualitet

H&M hapet në TEG?

Zyrtarisht kompania suedeze nuk ka bërë asnjë komunikim për hapjen e dyqanit në Tiranë por e kanë tradhtuar njoftimet për punësime. Por, ka disa ditë që janë shpallur vendet e lira të punës për te H&M në Tiranë dhe kjo vërteton zhurmën dhe fjalët e përhapura që shumë shpejt H&M do ketë një dyqan edhe në Tiranë.

6 Tetor 2022, 14:23 Nga A.B
H&M hapet në TEG?
H&M

H&M, një ndër emrat më të rëndësishëm të modës së shpejtë, po përgatit hapjen e dyqanit në Tiranë. Me shumë gjasa H&M do të strehohet në TEG.

Zyrtarisht kompania suedeze nuk ka bërë asnjë komunikim për hapjen e dyqanit në Tiranë por e kanë tradhtuar njoftimet për punësime. Por, ka disa ditë që janë shpallur vendet e lira të punës për te H&M në Tiranë dhe kjo vërteton zhurmën dhe fjalët e përhapura që shumë shpejt H&M do ketë një dyqan edhe në Tiranë.

Të kontaktuara nga ne, të gjitha qendrat tregtare në Tiranë e kanë mohuar dhe nuk kanë dashur të komentojnë rreth një hapje të mundshme të H&M në ambientet e tyre. Megjithatë, gjasat më të mëdha janë që H&M do të hapet në TEG. Qendra tregtare është e njohur tashmë si një pol i rëndësishëm i markave më të njohura ndërkombëtare të veshjeve. Kujtojmë që këtu është stacionuar edhe grupi Indetex, apo i Zara si njihet nga të gjithë, me të gjitha dyqanet. Qendra tregtare TEG së fundmi ka bërë një shtese të sipërfaqeve të veta dhe është zgjeruar edhe më tej. Për më tepër, në Maqedoni dyqani i parë i H&M është hapur në qendrën tregtare Skopje East Gate. Kjo qendër tregtare zotërohet nga Grupi BALFIN njësoj si TEG në Tiranë.
Të gjitha këto e bëjnë të sigurt që H&M do të hapë dyqanin e vet në TEG, pavarësisht se nuk ka asnjë komunikim dhe konfirmim zyrtar. Duke sikur Grupi BALFIN ka lidhur një marrëveshje me suedezët e H&M për t'i pasur në të gjitha qendrat tregtare të grupit.

Ashtu si edhe në qytetet e tjera të Evropës ku H&M është i pranishëm, edhe në Tiranë pritet që të jetë një markë që do të plotësoje por edhe drejtojë një pjesë të stilit të veshjes. Tani na mbetët që të kuptojmë datën e hapjes së dyqanit dhe t'i gëzohemi stilit nordik që sjell kjo markë.

hm teg

Sondazh

Poll