Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore e Faruk Ozer, avokati mbrojtës kërkon të njihet me provat e akuzës

Faruk Ozer ishte prej më shumë se një viti i shpallur në kërkim nga vendi i tij dhe u arrestua nga policia e Elbasanit. Prej prillit të vitit të kaluar Turqia kërkoi me insistim nga autorittet shqiptare arrestimin e 28-vjeçarit i cili në vendin e tij kishte ngritur një skemë mashtrimi e cila kapte vlerën rreth 2.7 miliardë dollar.

6 Tetor 2022, 15:11 Nga k.m
Shtyhet seanca gjyqësore e Faruk Ozer, avokati mbrojtës kërkon
Faruk Ozer në seancën gjyqësore

ELBASAN- Seanca gjyqësore e Faruk Ozer, i cili u arrestua në Shqipëri pas akuzave nga drejtësia turke për mashtrim, është shtyrë. Avokati mbrojtës i 28-vjeçarit turk ka kërkuar të njihet me provat e akuzës.

Faruk Ozer ishte prej më shumë se një viti i shpallur në kërkim nga vendi i tij dhe u arrestua nga policia e Elbasanit. Prej prillit të vitit të kaluar Turqia kërkoi me insistim nga autorittet shqiptare arrestimin e 28-vjeçarit i cili në vendin e tij kishte ngritur një skemë mashtrimi e cila kapte vlerën rreth 2.7 miliardë dollar.

Më 2017 Faruk Ozer krijoi bursën Thodex ku tregtoheshin kriptomonedha. Në Thodex krijuan llogari të tyre rreth 400 mijë qytetarë kryesisht turq të cilët kishin investuar rreth 2.7 miliardë dollar. Në fillim të prillit të vitit të kaluar qytetarë të ndryshëm nuk patën më akses në llogaritë e tyre dhe ngritën padi për themeluesin e Thodeks. Në një reagim në twiter ai tha se kishim të bënim me një problem teknik dhe gjithçka do të zgjidhej por kjo nuk ndodhi dhe në 22 prill të vitit të kaluar ai u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u zbulua se fshihej në Shqipëri.

Mbi 28-vjeçarin nga drejtësia turke rëndojnë akuzat e “Ngritjes së organizatave qëllim kryerjen  e krimeve” dhe “Mashtrim në rrethana rënduese”.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg deri në 40 vjet për 3 krime.

faruk ozer

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Tetor 2022, 14:23 A.B

H&M hapet në TEG?

H&M H&M, një ndër emrat më të rëndësishëm të modës së shpejtë, po përgatit hapjen e dyq...