Aktualitet

'Jam baba i dy fëmijëve'/ Si u lirua nga burgu Alqi Bllako, JUSTIFIKIMI për bashkëshorten: S'kujdeset dot, lëviz në rrethe

Gjatë seancës së sotme në Tiranës, avokati ka theksuar se gjendja e familjes së tij është e rënduar, kjo pasi Bllako është baba i 2 fëmijëve 2 vjeç dhe një fëmije 7 vjeç, ndërsa pas arrestimit nuk kanë patur përkujdesjen e nevojshme, pasi nëna është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe.

6 Tetor 2022, 15:45 Nga k.m.
'Jam baba i dy fëmijëve'/ Si u lirua nga burgu Alqi Bllako,
Alqi Bllako

TIRANË- Lirohet nga burgu, Alqi Bllako. Avokati i tij mbrojtës, Sokol Hazizaj ka argumentuar para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, se përse duhej nxjerrë jashtë qelisë klienti i tij. Gjatë seancës së sotme në Tiranës, avokati ka theksuar se gjendja e familjes së tij është e rënduar, kjo pasi Bllako është baba i 2 fëmijëve 2 vjeç dhe një fëmije 7 vjeç, ndërsa pas arrestimit nuk kanë patur përkujdesjen e nevojshme, pasi nëna është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe.

Ndër të tjerë, avokati ka kërkuar që klienti i tij të vendoset në "arrest shtëpie", pasi tanimë është ezauruar i gjithë procesi hetimor dhe se ish-deputeti i PS Alqi Bllako për shkak të largimit nga funksioni si deputet nuk ka asnjë mundësi të prishë provat ti shmanget hetimit apo të ndikojë në procesin hetimor ndaj tij.

Sipas SPAK në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, ata kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua incineratori i Fierit duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.

Ai dyshohet se, në bashkëpunim me kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit. Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.

sokol hazizaj alqi bllako lirohet alqi bllako

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Tetor 2022, 14:23 A.B

H&M hapet në TEG?

H&M H&M, një ndër emrat më të rëndësishëm të modës së shpejtë, po përgatit hapjen e dyq...