Aktualitet

Lirohet nga qelia ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako, SPAK: S'jemi dakord. Nuk ishin kushtet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organanizuar, SPAK bën me dije se nuk janë të kënaqur me vendimin pasi nuk janë kushtet e nevojshme për t'i dhënë lirinë ish-socialistit. 

6 Tetor 2022, 15:33 Nga k.m.
Lirohet nga qelia ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako, SPAK: S'jemi
Alqi Bllako

TIRANË- Lirohet nga paraburgimi ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, por duket se SPAK nuk është dakord. Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka pranoi sot kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në "arrest shtëpie". Në disa reagime publike, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organanizuar, SPAK bën me dije se nuk janë të kënaqur me vendimin pasi nuk janë kushtet e nevojshme për t'i dhënë lirinë ish-socialistit. 

"Nuk jemi dakort me vendimin e gjykatës. Nuk ishin kushtet për ndryshim mase. Do ta apelojmë menjëherë,”-thuhet në reagimin e SPAK.

Sipas SPAK në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, ata kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua incineratori i Fierit duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit.

Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.

alqi bllako lirohet alqi bllako

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Tetor 2022, 14:23 A.B

H&M hapet në TEG?

H&M H&M, një ndër emrat më të rëndësishëm të modës së shpejtë, po përgatit hapjen e dyq...