“Nuk kam asnjë përjetim”/ Kadare për shpalljen e ‘Nobelit’ në Letërsi, Helena: S'e njoh Annie Ernaux, s'e paskam dëgjuar kurrë
Ndërkohë bashkëshortja e tij, Helena Kadare u shpreh se shkrimtaren që fitoi Nobelin nuk e njohin, madje nuk kanë dëgjuar edhe pse prej shumë vitesh jetojnë në Francë.
TIRANË- Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fitoi çmimin ‘Nobel’ në letërsi. Euronews Albania ndoqi ‘live’ reagimin e shkrimtarit kombëtar shqiptar, Ismail Kadare, i cili e ka ndjekur ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel, i ulur në një nga lokalet në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë me bashkëshorten dhe miqtë e tij. I pyetur nëse ishte zhgënjyer që përsëri nuk kishte mundur të fitonte këtë çmim, Kadare u përgjigj se nuk kishte asnjë lloj përjetimi.
“Siç e shikoni nuk kam ndonjë përjetim. 40 vjet më parë edhe mund të kisha,”- tha Kadare.
Ndërkohë bashkëshortja e tij, Helena Kadare u shpreh se shkrimtaren që fitoi Nobelin nuk e njohin, madje nuk kanë dëgjuar edhe pse prej shumë vitesh jetojnë në Francë.
“Nuk e njohim shkrimtaren që fitoi Nobelin, edhe pse jetojmë në Francë. S’e kam dëgjuar kurrë, për të njohur jo se jo, por nuk e kam dëgjuar as si emër. Derisa në Nobel është e njëjta juri dhe ka thënë jo 40 vjet, nuk ke pse ta ndryshosh mendimin”, u shpreh shkrimtarja Helena Kadare.
Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2022 i jepet shkrimtares Ani Ernaux. Ky çmimi i është dhënë shkrimtares franceze “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.
Sondazh
Rrëfimi i tyre shkatërroi bandën e Kasandër Nogës, lihen në burg vëllezërit Beqiraj
Indrit dhe Gentian Beqiraj DURRËS- Indrit dhe Gentian Beqiraj janë lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Durrës...
Sekuestrohen rreth 83 kg kanabis në Shkodër
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar katër persona në kuadër të operacionit antidrogë “Qarku”. Në pran...
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në Lushnje
LUSHNJE- Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Rrogozhinë-Lushnje. 3 persona kanë mbetur të plagos...
Iu sekuestruan 3.5 mln € pasuri, hetimi ndaj vëllezërve Topuzi nisi që në 2018, familja nga Pogradeci i denoncoi: Na prostituuan vajzën
Pamje nga aksioni ELBASAN- Hetimi ndaj vëllezërve Albert, Bashkim e Gentian Topuzi që në 2018. Burime nga Prokuroria e Elbasanit ka ni...
Tërhiqet Rama? Qeveria “rikthen” kanabisin konsultim të dytë
Kanabis Qeveria ka nxjerrë për së dyti për konsultim publik projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit t...
Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, tre persona të plagosur
Foto ilustruese LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë- Lushnje. Mjeti tip 'Opel' doli nga rruga duk...
Itali/ Babai rrëmben djalin 8 vjeç nga duart e punonjëses sociale dhe e mban peng në shtëpi
Foto ilustruese ITALI- Një burrë rrëmbeu nga duart e punonjëses sociale djalin e tij 8-vjeçar dhe nuk pranon ta dorëzoj&eu...
IMT prish me fadroma një banesë në Shkozë, familjarët bëjnë rezistencë, Policia i nxjerr me forcë jashtë
Pamje nga banesa qe do prishet TIRANË- Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit po prishin një banesë ditën ...
Snajper/ Policia bën "inventarin" e armëve tek "5 maji", do analizohen në cilat krime u përdorën
Pamje nga armët e gjetura TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë "inventarin" për armët e gjetura të groposura mes pallateve ...
FOTO+DINAMIKA/ Brahimaj vdiq për të marrë një lopatë, kush ishte shqiptari që u gropos gjallë në Itali
Bardhi Brahimaj ITALI- Fotoja e mëposhtme është e shqiptarit që humbi jetën dy ditë më parë në Itali. Vr...
