Aktualitet

Iu sekuestruan 3.5 mln € pasuri, hetimi ndaj vëllezërve Topuzi nisi që në 2018, familja nga Pogradeci i denoncoi: Na prostituuan vajzën

Ata pretendonin se Topuzi e kishte shfrytëzuar për prostitucion, ndërsa hetimet për këtë vepër penale dhe pastrim parash, u kryen nga prokurorja e shkarkuar nga Vettingu, Elina Kondi. Por kjo e fundit mbylli hetimet me pretendimin se gjatë hetimeve nuk  kishte konstatuar elemente të veprës penale.

6 Tetor 2022, 12:57 Nga k.m.
Iu sekuestruan 3.5 mln € pasuri, hetimi ndaj vëllezërve Topuzi
Pamje nga aksioni

ELBASAN- Hetimi ndaj vëllezërve Albert, Bashkim e Gentian Topuzi që në 2018. Burime nga Prokuroria e Elbasanit ka nisur shumë vite më parë, fill pas një kallëzimi të marrë nga një familje nga Pogradeci, ata pretendonin se vëllezërit fshiheshin pas shfrytëzimit të vajzës së tyre në Itali.

Ata pretendonin se Topuzi e kishte shfrytëzuar për prostitucion, ndërsa hetimet për këtë vepër penale dhe pastrim parash, u kryen nga prokurorja e shkarkuar nga Vettingu, Elina Kondi. Por kjo e fundit mbylli hetimet me pretendimin se gjatë hetimeve nuk  kishte konstatuar elemente të veprës penale.

Megjithatë brenda vitit, hetimi u rihapnga prokurori Artur Ismailukaj, gjë e cila çoi edhe në sekuestrimin e pasurive mes të cilave 5 automjete, një lokal në rrugën "Visarion Xhuvani", 3 apartamente po në atë lagje në të njëjtin kat, vilë 4 katëshe, sipërfaqe toke etj. Albert dhe Gent Topuzi kanë jetuar dhe punuar kryesisht në vendet e Bashkimit Europian. Alberti është dënuar për prostitucion në Itali ndërsa në të njëjtën kohë nisi hetim edhe për drogë, por që për këtë të fundit hetimi pushoi për mosgjetje të veprës penale. 

sekuestrohet pasuria e albert topuzit

Sondazh

Poll