Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në Lushnje

Drejtuesja e mjetit bashkë me një çift të moshuarish po udhëtonin drejt Lushnjes, por pranë rrethrrotullimit të Grabianit, ajo ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

6 Tetor 2022, 13:11 Nga k.m.

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në Lushnje

LUSHNJE- Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Rrogozhinë-Lushnje. 3 persona kanë mbetur të plagosur pasi një mjet tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Mësohet se drejtuesja e mjetit bashkë me një çift të moshuarish po udhëtonin drejt Lushnjes, por pranë rrethrrotullimit të Grabianit, ajo ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Një manovër e gabuar e shoferes ka bërë që makina të përplaset me një barrierë e më pas të përfundojë në kanal. Të tre të lënduarit janë në spitalin rajonal ku po u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore. Ndërkohë policia në vendgjarje po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksidenti rrogozhine-lushnje lushnje

Sondazh

Poll