Snajper/ Policia bën "inventarin" e armëve tek "5 maji", do analizohen në cilat krime u përdorën
Të gjitha armët e gjetura janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim në mënyrë që të gjendet se kush dhe ku janë përdorur. Ndoshta për të zbardhur edhe ndonjë ngjarje kriminale në vendin tonë.
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë "inventarin" për armët e gjetura të groposura mes pallateve tek zona e "5 majit" në Tiranë. Sipas njoftimit të bërë nga Policia, bëhet me dije se të groposura janë gjetur: kallashë, mitraloz të lehtë, mitraloz të rëndë, pushkë, municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake. Armët ishin të futur në thasë, por nuk dihet se sa kohë kishin që ishin vendosur nën tokë, ndoshta për të mos u gjendur kurrë. Të gjitha armët e gjetura janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim në mënyrë që të gjendet se kush dhe ku janë përdorur. Ndoshta për të zbardhur edhe ndonjë ngjarje kriminale në vendin tonë.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:
Tiranë
Sekuestrohen pjesë të armëve të ndryshme, dylbi për snajper, një granatëhedhës, karikatorë dhe municion luftarak. Më datë 05.10.2022, në rrugën "Besim Fagu", Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona, për shkak të presionit të Policisë, kishin transportuar dhe hedhur në një ambient të jashtëm, pjesë armësh e municion luftarak, menjëherë kanë ushtruar kontroll dhe kanë gjetur në rrugën "5 Maji", pjesë armësh të ndryshme (kallashi, mitralozi të lehtë, mitralozi të rëndë, pushke), municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake, të futura në thasë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon punën për identifikimin e poseduesve të armëve dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Provat materiale do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.
Baza e armëve që u gjetën në Tiranë, në zonën e '5 Majit' është zbuluar nga përgjimi i vëllezërve Beqiraj. Mësohet se Policia e Tiranës kishte dy ditë që i kishte zbuluar armët përmes telefonatave të bëra nga vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj që zbërthyen një grup kriminal me vrasës me pagesë e me bazë në Durrës. Por, vetëm dje është zhvilluar aksioni për sekuestrimin e armëve.
Sondazh
FOTO+DINAMIKA/ Brahimaj vdiq për të marrë një lopatë, kush ishte shqiptari që u gropos gjallë në Itali
Bardhi Brahimaj ITALI- Fotoja e mëposhtme është e shqiptarit që humbi jetën dy ditë më parë në Itali. Vr...
Atentatet në Kosovë e Turqi/ Mblidhnin informacion për Martinaj e ia çonin "Dukës", dënohen 3 persona
Ervis Martinaj TIRANË- Dënohen "çimkat" e Ervis Martinajt. Ish-punonjësi i Policisë së Durrësit, Ardian Ahmeti, i...
Hapen 7 vende pune tek Ministria e Mbrojtjes, kërkohen specialistë për mbrojtjen kibernetike
Foto ilustruese TIRANË- Mundësi punësimi në fushën e mbrojtjes kibernetike! Forcat e Armatosura po ngrenë një struktur&e...
Emigrantët shqiptarë në Angli, Home Office: Do rishikojmë udhëzimet nëse vendi është i sigurtë
Suella Braverman ANGLI- Një rishikim i udhëzimit të Home Office të përdorur për të vendosur kërkesat për ...
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 65-vjeçari në Durrës
Policia DURRËS- Një 65-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës për dhunë në familje. M...
Mafia italiane/ Dalin në dritë miliona biseda, lidhjet me shqiptarët dhe bossët e drogës napolitane
Foto Ilustruese ITALI- Njëqind milionë biseda për të transkriptuar. Marrëveshje ekonomike, strategji ushtarake, një...
Vodhën 2 lopë në fermën e UBT-së, arrestohen 5 persona në Kamzë
Policia TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se janë autorë të vjedhjes së ...
PAMJET- Vila tre katëshe në Elbasan, ‘Porsche’, ‘Audi’ dhe ‘Benz’! Ja çfarë iu sekuestrua Topuzit
Vila ELBASAN- Kjo është vila e Albert Topuzit në Elbasan, e cila është sekuestruar nga Prokuroria e Elbasanit. Një ndërt...
EMRI- Iu sekuestrua pasuria miliona euroshe në Elbasan, zbulohet se kujt i përkasin
Policia ELBASAN-46-vjeçarit nga Elbasani që iu sekuestrua një pasuri me vlerë 3.5 mln euro është Albert Topuzi. Ky person, ...
Janë përfituar nga krimi! Sekuestrohen pasuri me vlerë 3.5 milionë euro në Elbasan
Foto ilustruese ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pasurinë me vlerë rreth 3.5 milionë euro të 46-vjeçari Alber...
