Politike

Mungoi në takimin me Berishën, Idrizi: S'kam qenë pjesë kurrë e atij "grupimi" politik, në bisedime me forca politike relevante

Idrizi deklaroi se do PDIU do nisë bisedime me forca politike relevante

6 Tetor 2022, 11:20 Nga a.b;f.g
 
Mungoi në takimin me Berishën, Idrizi: S'kam qenë pjesë
Shpetim Idrizi

TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka treguar arsyen pse mungoi dje në bisedimet që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri me grupin e aleatëve, ku ishin Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Dashamir Shehi. Në një dalje për mediat, Idrizi tha se PDIU nuk ka qenë pjesë e këtij grupi, ndërsa la të hapur mundësinë për të bashkëpunuar me maxhorancën. 'Nëse do të jeni të vëmendshëm brenda grupimeve opozita ka shumë grupime dhe ky grupim ka qenë gjithmonë bashkë që ka qënë dje. Do jemi në kontakt me forca politike relevante. Në radhë të parë PDIU është e interesuar të ketë këshilltar por mund të ketë dhe zona ku ne jemi në vlerësim.'-tha Idrizi.

Kryetari i PDIU foli edhe për objektivin e PDIU në këto zgjedhje dhe tha se PDIU kërkon të ketë kandidatë për këshillat Bashkiakë. 

‘Nëse do të jeni të vëmendshëm brenda grupimeve opozita ka shumë grupime dhe ky grupim ka qenë gjithmonë bashkë. Do jemi në kontakt me forca politike relevante. Në radhë të parë PDIU është e interesuar të ketë këshilltar, por mund të ketë dhe zona ku të ketë kandidatë.  Ne jemi të hapur që të diskutojmë dhe në radhë të parë të mbajmë qendrimet tona. Ai grupim që ka qenë dje te Berisha ka qenë gjithmonë një grupim i përbashkët politik dhe unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e atij grupi.’- tha Idrizi.

Pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, Idrizi u shpreh se problem nuk është vendosja e datës por standartet e legjitimitetit. Më tej, shtoi se PDIU do të jetë e hapur të diskutojë me grupet opozitare mirëpo do të mbajë gjithmonë qëndrimet e tyre.

'Problem nuk është data por standartet e legjitimitetit. Këto zgjedhje do të shoqërohen me problematika. Ndava me presidentin shqetësimin se ndoshta jemi vonë për produktin e reformës territoriale dhe zgjedhore.'- tha ai. 

Ditën e djeshme, kreu i PD-së, Sali Berisha u takua me kryetarët e partive aleate. Në takim u diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Në takim morën pjesë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kryetari i Partisë së të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule, kryetari i Partisë Agraro-ambienbtaliste, Agron Duka dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu.

shpetim idrizi zgjedhjet vendore 2023

Sondazh

Poll