Politike

Interpelanca me Salianjin, ministri Çuçi: Vrasje do ketë, ju hajdeni me politika, jo me statistika "all over the place"

Në fjalën e tij nga Foltorja, ministri Çuçi kërkoi nga demokratët ndihmë në krijimin e politikave për të luftuar vendin.

6 Tetor 2022, 11:21 Nga k.m.
Interpelanca me Salianjin, ministri Çuçi: Vrasje do ketë, ju
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar sot në Kuvend një interpelancë me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Në fjalën e tij nga Foltorja, ministri Çuçi kërkoi nga demokratët ndihmë në krijimin e politikave për të luftuar vendin. Ndërsa i kërkoi Salianjit që të mos shkonte në Kuvend me statistika "all over the place" (të shpërndara kudo).

"Unë thashë vjedhje me pasojë vdekjen, janë 0 në 2021. Mund ta kthejmë por të doni, nuk ka nevojë për falje. Në lidhje me numrin e vrasjeve, sollët një statistikë, por ajo që them unë është rezultati që kemi arritur. Këto e dëshmojnë qartë këtë gjë. A do ketë krime? Sigurisht që do ketë. Por meqë nuk kam shumë kohë, të falenderoj që solle në vëmendjen pagat e Policisë. Gjithmonë ka vend për më mirë, por kjo është rritja më e madhe ndonjëherë. Unë jam ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe jo i vendeve të tjera. Të falenderoj për interpelancat, i mirëpres, por do të doja të debatonim për politikat, jo me statistika "all over the place" që të mos kuptohet asnjë gjë. Unë nuk them që nuk ka krime, ka por hajde ti minimizojmë,"-tha Çuçi.

bledi Çuçi seance plenare 6 tetor 2022

Sondazh

Poll