Politike

“Kemi përgjysmuar vrasjet me dashje”, Çuçi i përgjigjet Salianjit: Problemi i Britanisë që shqiptarët shkojnë me gomone

Çuçi tha se në vend janë përgjysmuar numrat e vrasjeve me dashje.

6 Tetor 2022, 10:52 Nga A.B
“Kemi përgjysmuar vrasjet me dashje”, Çuçi i
Bledi Cuci

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri një përmbledhje të vrasjeve në vend përgjatë viteve nga 2013-ta e deri më sot. Në interpelancën e kërkuar nga deputeti i Partisë Demokratie, Ervin Salianjin, Çuçi tha se në vend janë përgjysmuar numrat e vrasjeve me dashje.Më tej, ministri shtoi se reforma në polici është objektivi kryesor i Qeverisë shqiptare dhe ministrisë. Ndërsa për vettingun, ai u shpreh se ishte një domosdoshmëri për t'u bërë në sistem. 

'Jam lodhur për të gjetur statistika për para 2013. I kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 më 126 dhe tani kemi 61 më shumë se përgjysmuar. Duke parë shifra që ka qenë mesatarja me 117 viktima, padiskutim që duhet bërë diferenca dhe duhet të falenderojmë policinë për parandalimin e vrasjeve me dashje.

Reforma është nervi kryesor që përshkon çdo objektiv të ministrisë së Brendshme. Me zhvillimin e kapacitetit të institutit shkencor, ky është një proces tërësor transformimi. Ne po pasurojmë databazet. 

Sot kemi 17 skuadra të përbashkëta hetimore me vendet e BE. Në lidhje me vettingun, ishte domosdoshmëri, kemi bërë shumë mirë që kemi filluar një proces të tillë. Ta quash të dështuar nuk mund të bëhet, ne bëmë në një moment pezullimin e këtij procesi se kishte filluar një proces që ishte i shtrirë në të gjithë trupën policore. Ne kemi sjellë dhe do të jetë në diskutim. është një sygjerim që vjen nga jashtë. Për OFL kemi folur dhe në interpelancën e kaluar, ka përfunduar, nuk po zgjatem. '- tha Çuçi.

Më tej, ai u shpreh se rritja e numrit të madh të shqiptarëve që shkojnë drejt Britanisë nuk është problem i Shqipërisë por i Britanisë. 

'Njerëzit duan të lëvizin, të gjejnë një jetë më të mirë. Po shikoni sa janë ulur nga 65 mijë në 11 mijë kërkesat për azil  në vendet e BE-së. Për çështjet e fluksit të emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, nuk kemi patur ndonjëherë marrëdhënie më të mirë me institucionet e Britanisë. Numri është rritur, ai është një problem i Britanisë, pse është rritur, po bëhet një analizë. Shumë shqiptarë që po arrijnë në Britaninë e Madhe janë shqiptarë që prej kohësh janë në emigracion në vendet e tjera të Europës dhe ikin drejt Anglisë. '- tha ai.

bledi cuci seance plenare 6 tetor 2022

Sondazh

Poll