Politike

Kërkesa e 15 deputetëve për energjinë, Balla: Jemi të gatshëm për debat! Pranova kërkesën se nuk përfshitë non-gratën

Balla tha se pranoi kërkesën vetëm për shkak se në listë nuk ishte emri i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

6 Tetor 2022, 10:35 Nga A.B
Kërkesa e 15 deputetëve për energjinë, Balla: Jemi të
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla pranoi kërkesën e 15 deputetëve të cilët kërkuan që të kishin në seancë debat me kreun e ERE-s. Gjatë seancës së sotme, Balla tha se pranoi kërkesën vetëm për shkak se në listë nuk ishte emri i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

'Jemi të gatshëm të bëjmë një debat, duhet mbledhur konferenca e kryetarëve, të mblidhet sa më parë në fillim të javës së ardhshme, për të përcaktuar kohën dhe orën e debatit. Pyetjet tuaja të sillen me shkrim për drejtuesin e ERE. Kjo është e vetmja mënyrë për ta vendosur kërkesën, o në datë 13 o në datë 20 ne do të zhvillojmë një debat. E përshendës faktin që në kërkesë nuk e keni përfshirë non gratën, ndaj unë pranova kërkesën tuaj.'- tha Balla.

taulant balla seance plenare 6 tetor 2022

Sondazh

Poll