Politike

Vrasja e Reçit në Milot, Salianji në Kuvend: Policia ishte 50 metra larg, nuk ndërhyri

Salianji bëri të ditur se policia nuk ndërhyri aspak gjatë vrasjes së Klisman Recit dhe plagosjes së Ylli Brahimajt në Milot. 

6 Tetor 2022, 11:18 Nga A.B
Vrasja e Reçit në Milot, Salianji në Kuvend: Policia ishte 50
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, përmendi ditën e sotme disa nga vrasjet që kanë tronditur vendin kohët e fundit. Nga Kuvendi, Salianji bëri të ditur se policia nuk ndërhyri aspak gjatë vrasjes së Klisman Recit dhe plagosjes së Ylli Brahimajt në Milot. 

'Klisman Reci dhe Ylli Brahimaj, policia ishte 50 metra larg dhe nuk ndërhyri fare.'- u shpreh Salianji. 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti përmendi dhe Ervis Martinajn. Ai u shpreh se policia e ka lajmëruar 5 minuta para se të vinte policia në hotel, në mënyrë që të largohej nga aty. 

“Plumbi i Artë, u konfirmua që u dekonspirua. Nga 33, kapët 18 persona. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme. Dini gjë ku është Talo Cela? Kur e di Daily Maily që lëviz nëpër Tiranë, i bie që s’ka vullnet. Po Fatos Goxho. Po Martinaj? Gjallë a vdekur? Capajt? Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë thotë që më ka rrjedhur informacioni,” tha më tej deputeti demokrat Ervin Slianji gjatë fjalës së tij në Kuvend.

 

ervin salianji seance plenare 6 tetor 2022

Sondazh

Poll