Politike

Primaret s’janë zgjidhje, Shehi: Kandidati të zgjidhet me sondazh

Në këndvështrimin e tij primaret s’janë zgjidhje, por kandidati duhet të zgjidhet me sondazh.

6 Tetor 2022, 11:23 Nga I.A
Primaret s’janë zgjidhje, Shehi: Kandidati të zgjidhet me
Dashamir Shehi

TIRANË- Dashamir Shehi ka treguar se takimi me kreun e PD-së Sali Berisha dhe aleatët është kryer ditën e hënë në një zyrë të Kuvendit. Në një intervistë për Euronews Albania, Shehi tha se në shumicën e propozimeve ata bien dakord, por ka disa pika, të cilat duhen sqaruar. Në këndvështrimin e tij primaret s’janë zgjidhje, por kandidati duhet të zgjidhet me sondazh.

“Primaret le t’i bëjë PD-ja për njerëzit e vet. Ne nuk bëjmë të gjithë primare, apo të bëjmë të githë primare bashkarisht dhe të bëhet një lëmsh i madh,” u shpreh Shehi, që sipas tij ideja e sondazhit i relativizon partitë dhe ja delegon qytetarëve këtë punë.

Kreu i LZHK-së tha se Berisha e ka pranuar këtë propozim, por fillimisht PD duhet të zgjidhë hallet e veta.

dashamir shehi sali berisha

Sondazh

Poll