Politike

Hapja e dosjeve të ish-sigurimit/ Balla pro propozimit të PD: Me rëndësi hapja tërësore

Balla deklaroi se kjo praktikë duhet të bazohet në normat më të mira ndërkombëtare.

6 Tetor 2022, 10:18 Nga A.B
Hapja e dosjeve të ish-sigurimit/ Balla pro propozimit të PD: Me
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka bërë të ditur ditën e sotme se mbështet propozimin e Partisë Demokratike për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Balla shtoi se kjo praktikë duhet të bazohet në normat më të mira ndërkombëtare.

Ne do të mbështesim propozimin e PD për një hapje të dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtet brenda disa rrugullave dhe normave ndërkombëtare. Me rëndësi hapja tërësore e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit”, tha ai.

Këto komete Balla i bëri para medieve, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Republikës, në kuadër të konsultimit për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të 2023.

taulant balla zgjedhjet vendore 2023

Sondazh

Poll