Politike

Kandidat i Opozitës për Tiranën? Alimehmeti përgjigjet me proverbin: Kur studenti është gati, profesori do të shfaqet

Alimehmeti u përgjigj me një proverb kinez.

5 Tetor 2022, 21:35 Nga F.M
Kandidat i Opozitës për Tiranën? Alimehmeti përgjigjet me
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Mehmeti ka komentuar sërish lajmet e media qeveritare që e bënë kandidat të konfirmuar të Opozitës për Bashkinë e Tiranës. I ftuar në "Open", Alimehmeti u përgjigj me një proverb kinez.

"Nuk kam asnjë informacion dhe asnjë kontakt. Atëherë, unë e di që do të ma bësh 20 herë këtë pyetje. Ka një proverb që thotë kur studenti është gati, profesori do të shfaqet. Deri në momentin që nuk ka asgjë zyrtare, atëherë këto janë të kota,"- tha Alimehmeti, duke shtuar se ajo që e ka lidhur me protestën e sotme ka qenë vetëm kërkesa e tij si pedagog mes kolegëve. 

Të njëjtën gjë, Alimehmet itha edhe për Dosja.al. I pyetur nga Dosja.al për një koment lidhur me gjithë çfarë po komentohet për të, Alimehmeti tha se në protestën e sotme doli vetëm nën cilësinë e punës së tij në Universitetin e Mjekësisë.

"Unë jam në mbështetje të protestës së pedagogëve, si pedagog që jam. Pjesa tjetër siç duket i djeg dikujt,"-bëri me dije ai.

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll