Politike

'Vendoret 2023', takimi me Begajn, Balla: Gati të shkojmë në zgjedhje kur ta dekretojë presidenti

Balla deklaroi se PS është gati të marrë pjesë në zgjedhje kurdo që të zhvillohen ato dhe po ashtu t’i fitojë ato.

6 Tetor 2022, 09:57 Nga A.B
'Vendoret 2023', takimi me Begajn, Balla: Gati të shkojmë
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se janë gati të shkojnë në zgjedhje kur të dekretohen nga Presidenti. Pas përfundimit të takimit me presidentin Bajram Begaj, në ambientet e Presidencës, Balla tha se zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill dhe 15 maj, duke marrë parasysh edhe festat zyrtare që mund të rastisin brenda këtyre datave.

'Mendoj që të gjitha partitë politike duhet të zbatojnë kompetencën e drejtpërdrejtë të presidentit të republikës. Një gjë është e sigurt që zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill-15 maj duke marrë parasysh ndonjë festë zyrtare brenda këtij afati.

Nuk kemi dhënë propozim për ndonjë datë të caktuar. PS është e gatshme të marrë gjithmonë pjesë në zgjedhje dhe t’i fitojë ato. Ajo që vërej me vlerësim maksimal është gatishmëria e presidentit për të dëgjuar të gjithë aktorët politikë”- tha Balla.

taulant balla zgjedhjet vendore 2023

Sondazh

Poll