Politike

Kryemadhi: Dolëm 26 herë në shesh që të bënim Bashën kryeministër, xhiro roza-rozina e shpërndahu. Sot ra, nesër u ngrit

Ajo përmendi edhe çadrën, proces që sipas saj u shit më 17 maj. 

5 Tetor 2022, 23:01 Nga F.M
Kryemadhi: Dolëm 26 herë në shesh që të bënim
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar kohën kur protestonte me ish-kryedemokratin Lulzim Basha. E ftuar në "Ora e Betit", Kryemadhi tha se ajo që bënin me Bashën ishte një lojë 'roza-rozina' dhe më shumë e lodhte publikun se sa e ngrinte kundër qeverisë. Ajo përmendi edhe çadrën, proces që sipas saj u shit më 17 maj. 

"E kemi lodhur publikun me protesta. Vetëm për Lulzim Bashës që ta bënim kryetar të PD dhe opozitë kemi bërë mbi 26 protesta. Bënin dy-tre xhiro roza-rozina dha pastaj shpërndau. Sot ra, nesër u ngrit. Bëj protesta sa të duash, mblidh 10 mijë veta por janë 5500 qendra votimi, 1.5 milion votues. Protesta do qëndrueshmëri, nuk ka protestë bëj një xhiro ditën e shtunë. Po fillove o rri aty pa lëvizur vendit… Edhe çadra pati efekt por u shit në fund me 17 maj. Protesta për shoë mediatik duhet të heqim dorë, memoria politike 3 sekonda është, memorie peshku.,"- tha Kryemadhi. 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll