Politike

Marrëdhënia Meta-Kim/ Kryemadhi: Dashuria pas sherrit është më e zjarrtë, por dhe Dashnorët e Veronks të ishin, s'do komentoheshin kaq shumë

Ajo tha se prioritet për njerëzit duhet të jenë veprimet e kryeministrit Edi Rama dhe jo marrëdhëniet personale mes dy njerëzve. 

5 Tetor 2022, 23:39 Nga F.M
Marrëdhënia Meta-Kim/ Kryemadhi: Dashuria pas sherrit është
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se marrëdhënia e Ilir Metës me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë është komentuar më shumë seç duhet. E ftuar në "Ora e Betit", Kryemadhi tha se dashuria pas sherrit është akoma më e zjarrtë, referuar debateve të forta që kanë pasur Kim e Meta. Ajo tha se prioritet për njerëzit duhet të jenë veprimet e kryeministrit Edi Rama dhe jo marrëdhëniet personale mes dy njerëzve. 

"Çështja e ambasadores amerikane me Ilir Metën është bërë si...tani edhe Dashnorët e Veronës të kishin qenë nuk do të ishin komentuar kaq shumë. Këtu nuk duan t'ia dinë që Rama i prashit e i mbyt nga mëngjesi në darkë, por kanë hall si është marrëdhënia e Metës me Kim. Dashuria pas sherrit është më e zjarrtë, ka dhe produktivitet më të lartë. 

monika kryemadhi ilir meta yuri kim

Sondazh

Poll