Politike

Kryemadhi nuk kursehet: PD po vonon Primaret, njësoj si Lul Basha. Sot duhet të ishin mbushur sheshet...

Ajo tha gjithashtu se PD-ja është shumë vonë me primaret. Sipas Kryemadhit, ato nuk bëhen me simpatizantë, pasi këta të fundit mund të infiltrohen edhe nga Veliaj, por që gjithsesi procesi duhet të kishte nisur që në pranverë e në shtator kandidatët duhet të ishin shpallur e të kishin nisur fushatën. 

5 Tetor 2022, 22:47 Nga F.M
Kryemadhi nuk kursehet: PD po vonon Primaret, njësoj si Lul Basha. Sot
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi kërkon që Partia Demokratike të nxitojë me primaret dhe me nxjerrjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale. E ftuar në "Ora e Betit", Kryemadhi tha se ata që e rrethojnë doktorin, duke nënkuptuar kryedemokratin Sali Berisha duhet ta ndajnë mendjen dhe jo të rrinë më një dorë në 'bakllava' e një në 'revani', referuar atyre që bashkëpunojnë dhe me qeverinë.

Ajo tha gjithashtu se PD-ja është shumë vonë me primaret. Sipas Kryemadhit, ato nuk bëhen me simpatizantë, pasi këta të fundit mund të infiltrohen edhe nga Veliaj, por që gjithsesi procesi duhet të kishte nisur që në pranverë e në shtator kandidatët duhet të ishin shpallur e të kishin nisur fushatën. 

"Primaret bëhen me anëtarët e PD apo me simpatizantë? Me simpatizantë t'i çon Erion Veliaj treçerekun e simpatizantëve këtu të partisë në Tiranë që t'i bleu në zgjedhjet e 25 prillit. Për mua primaret bëhen në një vend demokratik, Shqipëria nuk është vend demokratik. Primaret po të ishin bërë do ishin bërë në maj. Në shtator duhet të kishte nxjerrë kandidatët dhe të kishe mbushur sheshet. Duhet ta ndajnë mendjen dhe ata që e rrethojnë doktorin, një dorë në revani dhe një dorë në bakllava nuk ka më. Ata që rrethojnë doktorin të bëjnë primare që të zgjedhin Bledin se është më afër me ne dhe bizneset tona dhe jo Betin se është opozitare dhe na prish koncesionet, nuk mund të vazhdojë pa fund. Populli nuk është budalla. Sa më shumë  të zgjasësh primaret…njëlloj si Lulzim Basha. Sa më shumë të vonohet PD për primaret aq më i kontestuar bëhet procesi. Për ne nuk është problem, jemi dy itentitete të ndryshme por jemi në një llogore. Zvarritja e pozicionimit të qartë të kandidatëve është efektivitet maksimal për Edi Ramën dhe Erjon Veliaj, sidomos për Tiranën. Në bashkitë e mëdha ku interesat financiare të Ramës, Rilindjes, grupeve, bandave ekonomike dhe oligarkëve janë të mëdha, duhet të jesh i qartë se humbet përfundimisht opinionin publik dhe vret atë pak fije shprese,"- tha Kryemadhi. 

Kryetari i PD Sali Berisha u takua sot me kryetarët e partive aleate e në përfundim njoftoi se do dalin me kandidatë të përbashkët. Një ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha takoi dhe aleatin kryesor të Partisë Demokratike, Ilir Metën. Takimi zgjati rreth 40 minuta dhe u zhvillua në selinë Blu. Pas takimit palët konfirmuan arritjen e një marrëveshjeje për t'u futur së bashku në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Kreu i PL-së sqaroi se do i lihet në dorë kryedemokratikit të zgjedhë kandidatët të cilët do të gëzojnë mbështetjen e Partisë së Lirisë ndërsa kjo e fundit kishte fokus të saj vetëm Këshillat Bashkiakë. Gjithsesi, PD s;ka nxjerrë ende asnjë emër

monika kryemadhi partia demokratike zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll