Politike

Takimi i Begajt me Bylykbashin, Balla: Nuk e di me kë është takuar, të gjithë të respektojmë ligjin

Balla u shpreh se nuk e di se me kë është takuar Begaj e se kushdo që respekton ligjin e Kushtetutën mund të kërkojë takime me Presidentin. 

6 Tetor 2022, 10:06 Nga A.B
Takimi i Begajt me Bylykbashin, Balla: Nuk e di me kë është
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet ditën e sotme nga gazetarët për takimin që ka zhvilluar Presidenti me deputetin e PD-së, përfaqësues të grupit të Berishës, Oerd Bylykbashin. Balla u shpreh se nuk e di se me kë është takuar Begaj e se kushdo që respekton ligjin e Kushtetutën mund të kërkojë takime me Presidentin. 

Nuk di se kë ka pritur Begajn, të gjithë respektojmë ligjin dhe në këtë këndvështrim, në Kuvendin e Shqipërisë kryetari i grupit parlamentar, janë Mediu, Doda, dhe Alibeaj, pastaj nëse deputet të caktuar kërkojnë takime me president të republikës, mendoj se edhe ndonjë deputet socialist mund të kërkoj takim me presidentit”, tha Balla, pas përfundimit të takimit me Begajn në ambientet e Presidencës.

 

taulant balla zgjedhjet vendore 2023

Sondazh

Poll