Politike

Shkrimi i Ramës dhe Rutte, a ka axhendë ekonomike Komuniteti Politik? Çfarë i thanë Dosja.al zyrtarët francezë

Në disa takime në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme të Francës, Dosja.al mësoi se Komuniteti Politik nuk do të ketë në fokus Ekonominë, por çështjet politike, unifikimin e politikës së vendeve europiane.

5 Tetor 2022, 20:35 Nga e.a
Shkrimi i Ramës dhe Rutte, a ka axhendë ekonomike Komuniteti Politik?
Edi Rama dhe Mark Rutte

Kryeminitri i Shqipërisë dhe Hollandës, e kanë mbështetur mbledhjen e parë të Komuniteti Politik Europian (KPE) të enjten në Pragë. Ata kanë folur për çështjet kryesore që duhet të diskutohen dhe zgjidhen në KPE, si energjia, klima etj.

Në përpjekjen për t' i paraprirë axhendës se Pragës, Rutte dhe Rama duket se nuk e kanë konsultuar mendimin e tyre me vetë propozuesit, francezët.

Në disa takime në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme të Francës, Dosja.al mësoi se Komuniteti Politik nuk do të ketë në fokus Ekonominë, por çështjet politike, unifikimin e politikës së vendeve europiane.

Nuk do të dublojë Komisionin Europian, as Këshillin Europian, por do të jetë një forum këshillimor i stilit të G 20, një forum i zgjeruar që tenton të angazhojë vendet anëtare në zbatimin e vendimeve që do të merren.

KPE, sipas zyrtarëve francezë, mendohet të mblidhet gjithmonë përpara Këshillit Europian, që vendimet apo angazhimet të diskutohen më pas edhe në Samitin 3-mujor të krerëve të shteteve të vendeve anëtare.

Nëse Këshilli Europian do të mblidhet në 13 tetor dhe Presidenca Çeke e BE ka njoftuar se do të fusë në rendin e ditës edhe çështjen e heqjes së vizave për Kosovën, Komuniteti Politik mblidhet 1 javë përpara, për të diskutuar paraprakisht ato çështje që kërkojnë edhe konsensusin e vendeve jo-anëtare por kontinentale.

Anëtare e Këshillit pritet të jetë edhe Turqia, përveç ish-republikave sovietike dhe Ballkanit Perëndimor. Në KPE janë të ftuar edhe vendet joanëtare perëndimore, si Zvicra, të cilat nuk ndjekin politikat ekonomike, apo energjitike të Brukselit.

Kështu që KPE, ndoshta nuk do ta marrë parasysh shkrimin e dy kryeministrave, por gjithsesi, tentativa ishte për tu përshëndetur.

edi rama mark rutte

Sondazh

Poll