Politike

Alibeaj pas takimit me Presidentin: U thirra në cilësinë e drejtuesit të PD! Datën e lokaleve ta tregojë pas 1 tetorit

Alibeaj zbardhi dhe takimin me presidentin Bajram Begaj ku tha se i kishte kërkuan që datën e zgjedhjeve ta shpallte pas datës 1 tetor duke qenë se atëherë mbaron dhe mandati i Komisionit për Reformën Territoriale. 

5 Tetor 2022, 19:22 Nga e.k
Alibeaj pas takimit me Presidentin: U thirra në cilësinë e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj duke folur për mediat pas takimit me Kreun e Shtetit u shpreh se ishte thirrur në cilësinë e ushtruesit të detyrës së Kryetarit të PD-së.

Alibeaj zbardhi dhe takimin me presidentin Bajram Begaj ku tha se i kishte kërkuan që datën e zgjedhjeve ta shpallte pas datës 1 tetor duke qenë se atëherë mbaron dhe mandati i Komisionit për Reformën Territoriale. 

Enkelejd Alibeaj: Ajo se çfarë i thashë presidentit të republikës është që sa i përket se datës se kur zgjedhjet do të mbahen, i sugjerova që do duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Për një arsye të thjeshtë, se duhet që një orë e më parë do duhet tu japin të drejtën shqiptarëve të votojnë për zgjedhjet. Pa cilësuar një datë fikse qëndrimi ynë është një orë e më parë. Data e zgjedhjeve është një datë ku shprehet vullneti i shqiptarëve. I kërkova dhe diçka tjetër që në momentin kur presidenti do flasë ky mendim mos të bëhet pengesë për reformën territoriale, i kërkova që mund të shprehej në një moment pas datës 1 tetor që të mos bëhet pengesë apo të kreijohen keqjkuptime. Ky ishte qëndrimi që patë.

Pyetje: Keni një koment për faktin se presidenti ka thirrur dhe Bylykbashin dje?

Enkelejd Alibeaj: E pyeta presidentin, jam thirrur në cilësinë e ushtruesit të detyrës së Partisë Demokratike.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll