5 Tetor 2022, 19:16
Nga F.M
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar mjekun epidemiolog Ilir Alimehmeti, i cili ishte në të gjitha mediat proqeveritare i afirmuar si kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës. Në daljen për prezantimin e projektit të Teatrit të RI, Veliaj iu drejtua 'rivalëve' të tij për Bashkinë e Tiranës me termat 'mitomanët, delirantët, aspirantët, ambiciozët'. Pa thënë asnjë emër, kryebashkiaku i Tiranës përmendi protestën e pedagogëve ku prezent ishte edhe Alimehmeti duke u rreshtuar krah mediave pro qeveritare që përmendën të njëjtin emër si rival të mundshëm të Veliaj për lokalet e vitit 2023.
"Aspirantë për kandidatë për kryetarë bashkie vitin tjetër, ishin në krye të protestave sot. Ky është film që e kemi parë, por a ka mënyrë tjetër për të bërë hajër në këtë vend sa duke i prishur punë një tjetri. Ftesa për të gjithë mitomanët, delirantët, aspirantët, ambiciozët gjeni ndonjë mënyrë tjetër për tu afirmuar, ndoshta duke bërë ndonjë punë të mirë, vepër të mirë. Është mëkat që një pjesë e atyre që drejtojnë partitë e ndryshme kanë ngelur akoma në taktikat e viteve ’90, hip mbi makina, blloko një projekt, digj goma, ngre gishta e tund flamurë,"- tha Veliaj ndër të tjera.
Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar për Dosja.al lidhur me lajmet e publikuara sot nga mediat pranë qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat "zbuluan" se do garonte për Tiranën. I pyetur nga Dosja.al për një koment lidhur me gjithë çfarë po shkruhet për të, Alimehmeti tha se në protestën e sotme doli vetëm nën cilësinë e punës së tij në Universitetin e Mjekësisë, si pedagog. Emri i tij u 'konfirmua' nga të gjitha mediat pro qeverisë sot që publikuan një lajm me të njëjtin tekst dhe foto.
erion veliaj ilir alimehmeti zgjedhjet lokale 2023
Politike
5 Tetor 2022, 19:22
e.k
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj duke folur për mediat pas takimit me Kreun e Shtetit u shpreh se i...
Politike
5 Tetor 2022, 18:59
F.M
Sali Berisha dhe Larry Luxner
SHBA- Nga Larry Luxner
Më 2 qershor 1994, ndërsa isha me detyrë në Ballkan, arrita t&eum...
Politike
5 Tetor 2022, 18:58
e.k
Berisha takim me gratë në Elbasan
ELBASAN- Kryeatri i partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me gratë e Lidhjes...
Politike
5 Tetor 2022, 18:38
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama në lidhje me koncensionin e Check-up. S...
Politike
5 Tetor 2022, 18:33
k.m.
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar për Dosja.al lidhur me lajmet e publikuara sot nga mediat pranë qeverisë s&e...
Politike
5 Tetor 2022, 17:52
e.k
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socilaiste Erion Braçe duke komentuar Reformën në Drejtësi u ndal dhe te...
Politike
5 Tetor 2022, 17:59
k.m e.k
Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi shkuan sot në Presiden...
Politike
5 Tetor 2022, 17:43
F.M
Kryeministria
TIRANË- Emiljano Gjika do të jetë Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve. Vendimi është mar...
Politike
5 Tetor 2022, 17:14
F.M
Arben Ndoj
LEZHË- Arben Ndoj ka dhë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike në degën e Lezhës. N&eu...
Politike
5 Tetor 2022, 17:12
Drejtësia
TIRANË- Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë, CEPEJ, publikoi të mërkurën raportin e vler&eum...