Politike

Vendimi i Strasburgut për Besnik Canin, Balluku: S'e cënon Vettingun, nuk e bën shtetit

Në një deklaratë për mediat, ajo tha se vendimi nuk e cënonte shtetin shqiptar, pasi vendimi për Canin u mor nga një trupë e pavarur nga qeveria. 

5 Tetor 2022, 13:21 Nga k.m.
Vendimi i Strasburgut për Besnik Canin, Balluku: S'e cënon
Belinda Balluku

TIRANË- Zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka komentuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut për prokurorin e shkarkuar nga Vettingu, Besnik Canin. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se vendimi nuk e cënonte shtetin shqiptar, pasi vendimi për Canin u mor nga një trupë e pavarur nga qeveria. 

"Nuk më rezulton se Gjykata e Strasburgut detyron shtetin shqiptar, sepse nuk e bën shteti Vettingun, por një trupë e veçantë. Sistemi është i pavarur nga qeveria. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut nuk e cënon procesin e vettingut, është një vendim individual që nuk ka fuqi përgjithësuese. është e rëndësishme për t'u thënë. Nuk e cënon procesin,"-tha në fjalën e saj Balluku.

belinda balluku besnik cani

Sondazh

Poll