Politike

Berisha: Shpreh mbështetjen e plotë të PD për pedagogët

5 Tetor 2022, 13:50 Nga DOSJA

Berisha: Shpreh mbështetjen e plotë të PD për

NJOFTIM PËR SHTYP

Sot, ne mblidhemi për një rivlerësim të projektit të përgatitur nga grupi i punës, i drejtuar nga zoti Bylykbashi, për reformën territoriale, në të cilën kanë kontribute specialistët më të mirë, Sekretariati i Qeverisjes Vendore, deputetë dhe specialistë më të mirë të fushës.
Dua të shpreh mbështetjen e plotë të PD për pedagogët që janë në protestë. Sot organizuan një protestë të fuqishme para Universitetit Politeknik për kërkesat më legjitime të tyre.
I garantoj se PD qëndron në mbështetje të çdo kërkese që ata sot i drejtojnë një qeverie arrogante, mashtruese dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve, punonjësve dhe studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuar arsimin universitar në Shqipëri, që është në rrokullisje të madhe.

Sondazh

Poll