Politike

Mbledhja me ambasadorët për reformën Territoriale, Alibeaj: Do pasohet me takime të tjera

Alibeaj tha se takimet e tjera do të jenë në këtë format ose në mënyra të tjera.

5 Tetor 2022, 13:46 Nga A.B
Mbledhja me ambasadorët për reformën Territoriale, Alibeaj: Do
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se në takimin me ambasadorët u diskutua për reformat dhe paralajmëroi se do të ketë edhe takime të tjera. Për gazetarët, ai tha se takimet e tjera do të jenë në këtë format ose në mënyra të tjera.

'Një nga takimet që i kemi pasur format shumë kohë më parë. Objekt i takimit të gjitha ato reformat që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera.'- tha Alibeaj.

Ditën e sotme trupa diplomatike në Tiranë zhvilloi një takim me deputetët e Partisë Demokratike, pjesë e grupimit të Alibeajt. Në fokus të takimit është diskutimi ishte Reforma Territoriale, ndërsa të pranishëm ishin ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ambasadorët e BE-së, Italisë, OSBE-së, Gjermanisë dhe Anglisë. Në takimin me ambasadorët sot ishin: Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Grida Duma, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi.

enkelejd alibeaj reforma territoriale

Sondazh

Poll