Sport

Presidenti indonezian viziton stadiumin e tragjedisë, ku 131 persona humbën jetën: Infantino ofron ndihmën e FIFA-s…

Presidenti indonezian Joko Widodo, të cilit Gianni Infantino i ka ofruar ndihmë FIFA-s, vizitoi stadiumin të mërkurën, ku të paktën 131 njerëz vdiqën në një rrëmujë gjatë fundjavës.

5 Tetor 2022, 11:09 Nga DOSJA

 

Presidenti indonezian viziton stadiumin e tragjedisë, ku 131 persona

INDONEZI - Presidenti indonezian Joko Widodo vizitoi stadiumin të mërkurën, ku të paktën 131 njerëz u vranë në një rrëmujë, pas një ndeshje futbolli të fundjavës. “Kemi nevojë për përmirësime në të gjithë menaxhimin e spektatorëve në stadium, kohën, sigurinë. Kjo duhet të auditohet plotësisht në mënyrë që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më,"- tha ai nga stadiumi ‘Kanjuruhan’ në Malang City.

Presidenti, i cili gjithashtu urdhëroi një auditim të sigurisë së stadiumeve të vendit, foli me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili i ofroi atij ndihmën e organizmit ndërkombëtar për të përmirësuar mënyrën e "menaxhimit të futbollit" në Indonezi. Vizita e presidentit indonezian vjen në mes të zemërimit në rritje kundër policisë, e akuzuar nga tifozët se ka acaruar një lëvizje të turmës.

Në fillim të kësaj jave, Joko Widodo njoftoi kompensimin për familjet e viktimave. “Në shenjë ngushëllimi, presidenti do të dhurojë 50 milionë rupi (3200 dollarë) për çdo viktimë të vdekur”,- shpjegoi ministri përgjegjës për sigurinë, duke shtuar se shumat do të paguhen brenda dy deri në tre ditë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll