Sport

Çmenduritë e VAR-it: I anulon një gol Portos për shkak të një penalltie në zonën tjetër... të cilën edhe Leverkusen e humb!

Ndërsa tribunat vendase festonin golin, arbitri rishikoi veprimin në VAR dhe akordoi një penallti për skuadrën gjermane. Topi u kthye në anën tjetër të fushës, por portieri Diogo Costa mori me mend goditjen e Patrick Schick me një pritje të shkëlqyer, duke u bërë heroi i momentit vendas pas 45 minutave të para.

5 Tetor 2022, 10:51 Nga DOSJA

Çmenduritë e VAR-it: I anulon një gol Portos për shkak

PORTUGALI - Mbrëmë, Porto fitoi 2-0 ndaj Bayer Leverkusen. Por në këtë ndeshje, pati edhe dy minuta të çmendurisë: gol i anuluar për skuadrën portugeze në njërën zonë dhe gjyqtari akordon penallti për gjermanët... dhe ata dështojnë!

VAR-i pati punë në pjesën e fundit të pjesës së parë të ndeshjes Porto-Bayer Leverkusen, ku u përjetua një minutë çmenduri. Taremi shënoi në një kundërsulm, por një penallti e mëparshme e Portos e vërejtur nga VAR e zhvlerësoi golin dhe e kthey aksionin nga fillimi. 

Ndërsa tribunat vendase festonin golin, arbitri rishikoi veprimin e VAR-it dhe vendosi dënimin maksimal, penallti për skuadrën gjermane. Topi u kthye në anën tjetër të fushës, por portieri Diogo Costa mori me mend goditjen e Patrick Schick me një pritje të shkëlqyer, duke u bërë heroi i momentit vendas pas 45 minutave të para, të cilat përfunduan pa gola. Më pas Zaidu (69’) dhe Galeno (87’) shënuan golat e fitores 2-0 për Porton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll