Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich tallet me Plzen, pesë gola ekipit çek dhe drejt kualifikimit

Bayern Munich bëri një paraqitje dominuese në Champions League teksa mposhti Viktoria Plzen me shifrat 5-0, në raundin e tretë të ndeshjeve të fazës së grupeve të Champions League.

4 Tetor 2022, 20:51 Nga DOSJA

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich tallet me Plzen, pesë gola ekipit

GJERMANI-Bayern Munich bëri një paraqitje dominuese në Champions League teksa mposhti Viktoria Plzen me shifrat 5-0, në raundin e tretë të ndeshjeve të fazës së grupeve të Champions League.

Pavarësisht vështirësive të tyre në Bundesligë këtë sezon, skuadra e Julian Nagelsmann bëri paraqitjen e tyre më të mirë të sezonit kundër skuadrës çeke.Pjesa e parë përfundoi me shifrat 3-0, Sane në minutën e 7', Gnabry në 13' dhe Mane në 21' ishin autorët e golave.

Në pjesën e dytë, Sane dhe Moting do të shënonin dy golat e fundit të takimit. Me këtë sukses, Bayern Munich blindon vendin e parë dhe është me një këmbë drejt kualifikimit.

E.Ç (Dosja.al)

bayern munich plzen

Sondazh

Poll