Sport

“Sëmundja” e Tottenham në Europë: 7 ndeshje radhazi pa fitore në transfertë…

Sukses i i fundit është shënuar më 24 shkurt 2021 në fushën e Wolfsberger, në Europa League.

5 Tetor 2022, 09:54 Nga DOSJA

“Sëmundja” e Tottenham në Europë: 7 ndeshje radhazi

ANGLI - Vazhdon seria negative e Tottenhamit në një ndeshje europiane në transfertë.  Pas barazimit të mbrëmshëm 0-0 në fushën e Eintracht Frankfurt, Spurs-at rregjistrojnë 7 ndeshje radhazi pa fitore. 

Skuadra londineze e Contes këtë sezon pati një humbje në fushën e Sporting CP, ndërsa sezonin e kaluar në Conference League arriti një barazim të mjerueshëm me Rennes dhe humbjet e pabesueshme ndaj Paços Ferreira, Vitesse dhe Mura. 

Në sezonin 2020/21 në Europës League, erdhi nokauti i rëndë 3-0 ndaj Dinamo Zagrebit.  Sukses i i fundit është shënuar më 24 shkurt 2021 në fushën e Wolfsberger, në raundin e ndërmjetëm të Europa League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll