Sport

Jurgen Klopp i impresionuar, 'dorëzohet' nga paraqitja e Liverpoolit…

“Ishte një paraqitje super solide. Ne u mbrojtëm me epërsi dhe të gjithë ishin të përkushtuar ndaj taktikës së re”.

5 Tetor 2022, 09:42 Nga DOSJA

Jurgen Klopp i impresionuar, 'dorëzohet' nga paraqitja e

ANGLI - Jurgen Klopp ka mbetur i impresionuar nga performanca e Liverpoolit në fitoren e së martës kundër Rangers (2-0), në një ndeshje të ditës së tretë të Grupit A të Champions League.

“Ishte pikërisht ajo që na duhej. Ishte një paraqitje super solide. Ne u mbrojtëm me epërsi dhe të gjithë ishin të përkushtuar ndaj taktikës së re. Ndonjëherë ju duhet t’i ndryshoni gjërat. Është e vërtetë, që ishte një surprizë për Rangers, mënyra se si e prezantuam ekipin. Jam më se i lumtur”,- u shpreh trajneri gjerman duke folur për ‘BT Sport’.

Virgil van Dijk theksoi se performanca e ‘Reds’ duhet të vazhdojë: “Ne duhet të mbajmë gjërat pozitive nga kjo lojë dhe t'i zbatojmë në ndeshjen tjetër. Jam i emocionuar për sfidat e ardhshme.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll