Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Napoli 'tërmet 6 ballësh' ndaj Ajax, Calhanoglu ringjall Interin! Rezultatet e tjera

Napoli mposht Ajaxin 6-1 në ndeshjen e tretë të Champions League dhe ruan me vendosmëri kryesimin e Grupit A.

4 Tetor 2022, 23:07 Nga DOSJA

CHAMPIONS LEAGUE/ Napoli 'tërmet 6 ballësh' ndaj Ajax,

EUROPË-Napoli mposht Ajaxin 6-1 në ndeshjen e tretë të Champions League dhe ruan me vendosmëri kryesimin e Grupit A. Ajax do të kalonte fillimisht në avntazh me anë të Kudus në minutën e 9', më pas holandezët përmbysen me golat e Raspadorit, Di Lorenzo dhe Zielinskit. Në pjesën e dytë ata Raspadori shënoi dy herë, ndërsa Kvaratskhelia dhe Simeone. të do të mbyllnin këtë festival golash.

Napolit i mjafton vetëm një barazim të mërkurën e ardhshme ndaj Ajax për të kaluar në raundin tjetër.Ndërkohë Liverpool fiton 2-0 ndaj Rangers. Inter mposht 1-0 Barcelonën, duke fituar tre pikë kyçe për udhëtimin në Grupin C. Në Meazza, ekipi i Inzaghit luajti një ndeshje kompakte, duke gjetur lojën e duhur dhe Calhanoglu në minutën e 45' të pjesës së parë do të shënonte golin e fitores.

Në pjesën e dytë, Barcelona reagoi me Pedrin dhe Demblen por pa mundur të shënonin. Me këtë fitore, ekipi italian renditet në vendin e dytë në kuotën e 6 pikëve në Grupin C. Në takimet e tjera, Clube Brugge fitoi ndaj Atl.Madrid me shifrat 2-0,Porto mori një sukses ndaj Bayer Leverkusen 2-0, ndërkohë që Tottenham nuk shkoi më shumë se një 0-0 përballë Frankfurtit.

E.Ç (Dosja.al)

napoli champions league

Sondazh

Poll