Sport

Gjesti që tifozët e Man.City-t e pëlqyen, momenti i reagimit të Ronaldos kur pa logon e kundërshtarit (video)

Cristiano Ronaldo me respekt shmangu të shkelte simbolin e Manchester Cityt teksa hynte në Etihad.

4 Tetor 2022, 18:26 Nga DOSJA

Gjesti që tifozët e Man.City-t e pëlqyen, momenti i reagimit

ANGLI-Cristiano Ronaldo me respekt shmangu të shkelte simbolin e Manchester Cityt teksa hynte në Etihad. Një video tregon 37-vjeçarin duke hyrë në stadium dhe duke anashkaluar logon e Man City-t. Qasja e tij është shumë larg nga ish-mesfushori i Man United, Ander Herrera, i cili dukej se kishte pështyrë mbi stemën e Man City-t ndërsa doli nga fusha gjatë një ndeshjeje në Premier League në vitin 2018.

Vendimi për të mos luajtur kundër Man City e zemëroi Roy Keane, ish-mesfushori pretendoi se holandezi po tregon 'mosrespekt' ndaj pesë herë fituesit të Topit të Artë.

VIDEO E RONALDOS

"Unë mendoj se Man United po tregon mungesë respekti ndaj Ronaldos. Mirë, ju jeni trajneri, keni nevojë për opsione, por nuk e mbani Ronaldon për t'u ulur në pankinë. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave." Përfundoi Keane.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo manchester city united

Sondazh

Poll