Aktualitet

VD-Koleksion armësh, zbulohet 'strofa' e bandës së Durrësit, çdo lloj arme për vrasjen e "Rrumit"

17 anëtarët e bandës së Durrësit, kishin në dispozicion çdo lloj arme të mundshme për të kryer vrasjet që porositen nga Kasandër Noga. 

4 Tetor 2022, 13:27 Nga A.B
VD-Koleksion armësh, zbulohet 'strofa' e bandës së
Armet

TIRANË- Këto janë pamjet nga sekuestrimi i mjeteve që kishin në disponim banda e kriminelëve në Durrës. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se 17 anëtarët e bandës së Durrësit, kishin në dispozicion çdo lloj arme të mundshme për të kryer vrasjet që porositen nga Kasandër Noga. 

Policia ka sekuestruar: 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë eksploziv, fitil zjarrpërcjellës, detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa.

Dy vëllezërit Beqiraj kanë rrëfyer për policinë disa nga porositë që kanë marrë nga Kasandër Noga për të eleminuar armiqtë e tij.

operacioni porositesi

Sondazh

Poll