Aktualitet

DETAJE të reja nga megaaksioni në Durrës, vrasjet do kryheshin për llogari të Kasandër Nogës

Kasandër Noga njihet për hasmërinë me familjen Hasanbelliu.

4 Tetor 2022, 12:07 Nga k.m.
DETAJE të reja nga megaaksioni në Durrës, vrasjet do kryheshin
Kasandër Noga

DURRËS- Zbulohen detaje të reja nga megaaksioni në Durrës. Vrasjet do kryheshin për llogari të Kasandër Nogës. Ky i fundit është  ‘kumbari’ i operacionit të sotëm të policisë që shkatërroi një grup vrasësish me pagesë, me bazë në Durrës.

Noga njihet për hasmërinë me familjen Hasanbelliu. E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Kasandro Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Ai aktualisht ndodhet në burg, pasi tentoi të vriste Erion Hasanbellin në Bruksel, por u kap në tentativë për të ardhur drejt Shqipërisë.

kasandër noga operacioni porositesi

Sondazh

Poll