Aktualitet

Do eliminonte ‘Rrumin e Shijakut’/ Kush është Ilirjan Feçi, mori 20 mijë euro për të ekzekutuar të riun në Lezhë, e përmendi dhe Dumani

Nga ky sulm me armë zjarri, punonjësi i hidrovorit nuk është lënduar, por vetëm kamionçina në të cilin ai po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale.

4 Tetor 2022, 12:51 Nga k.m.
Do eliminonte ‘Rrumin e Shijakut’/ Kush është Ilirjan
Pamje nga aksioni

DURRËS- Një nga të arrestuarit është edhe Ilirjan Feçi, pjesë e një grupi të vrasjeve me pagesë. Ilirjan Feçi ndodhet në burgun e Peqinit, pasi është arrestuar për tentativë vrasje të Alfred Gjokës në Fushë Kuqe të Kurbinit. Feçi dhe bashkëpunëtori i tij, Ibrahim Difaj morën 20 mijë euro nga Robert Laci për të eliminuar 34-vjeçarin Gjoka. Atentati i dështuar u regjistrua më 17 gusht 2021.

Nga ky sulm me armë zjarri, punonjësi i hidrovorit nuk është lënduar, por vetëm kamionçina në të cilin ai po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale.

PAMJET E OPERACIONIT "STORM" KU U ARRESTUA FEÇI

Po ashtu, Ilirjan Feçi akuzohet se ishte pjesë për vrasje kriminale me grupin e vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj, që tentuan të vrasin Rrumin e Shijakut, Pëllumb Muharremin. Po ashtu, emri i tij ka del edhe në dosjen Dumani, pasi është përfshirë në aktivitete kriminale me Nuredin Dumanin.

operacioni porositesi ilirjan feci operacioni storm

Sondazh

Poll