Aktualitet

'Hiqeni Rrumin'/ Si 'cicëruan' para Policisë dy vëllezërit Beqiraj, ndiqnin Lahon hap pas hapi, donin t'i studionin lëvizjet

Mësohet se të dy ishin paguar nga Kasandër Noga për të kryer disa atentate në Tiranë dhe Durrës, përfshirë edhe masakrën e Don Boskos.

4 Tetor 2022, 12:20 Nga k.m.
'Hiqeni Rrumin'/ Si 'cicëruan' para Policisë dy
Indrit dhe Gentian Beqiraj

DURRËS- Detaje të reja lidhur me rrëfimin që kanë bërë në komisariatin e Durrësit dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj. Mësohet se të dy ishin paguar nga Kasandër Noga për të kryer disa atentate në Tiranë dhe Durrës, përfshirë edhe masakrën e Don Boskos.

Me të marrë sinjalin së Aleksandër Laho duhej eleminuar, të dy vëllezërit kishin nisur ta vrojtonin për ta ekzekutuar. Derisa tri net më parë, ashtu siç raportoi edhe Dosja.al, ata u përplasën me shoferin e tij, Agron Bejdollin, i cili mori peng për pak orë Indritin. Po ashtu, të dy vëllezërit kanë treguar se pjesë e atentatorëve edhe Ilirjan Feçi, i cili ndodhet aktualisht në burg.

indrit beqiraj merret peng indrit beqiraj gentian beqiraj

Sondazh

Poll