Aktualitet

PROFIL- Grupi i Durrësit planifikoi ekzekutimin e tij, kush është 'Rrumi i Shijakut', armiku i Nogës

Vëllezërit Beqiraj kanë zbuluar se Kasandër Noga kishte paguar dy vëllezërit Beqiraj dhe të tjerë për të eliminuar “hasmit” e tij.

4 Tetor 2022, 13:11 Nga A.B
PROFIL- Grupi i Durrësit planifikoi ekzekutimin e tij, kush është
Rrumi i Shijakut

TIRANË- Vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj kanë zbërthyer porositë për disa vrasje, mes tyre dhe ajo e 'Rrumi te Shijakut'. Dosja.al raporton se vëllezërit kanë zbuluar se Kasandër Noga kishte paguar dy vëllezërit Beqiraj dhe të tjerë për të eliminuar “hasmit” e tij, një prej tyre Aleksandër Lahon, të njohur me pseudonimin 'Rrumi i Shijakut'. 

Por kush është i forti i Shijakut?

I skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale, pjesa më e madhe e të cilave nuk i është provuar, “Rrumi”, mbeti i plagosur me një plumb në nofull, gjatë atentatit kundër prokurorit disa vite më parë.

Të gjithë e thërrasin me pseudonimin “Rrumi”, ndërsa policia thotë se ai e ka ndryshuar emrin të paktën dy herë. Fillimisht quhej Pëllumb Muharremi, më pas Landi Muharremi, emër i cili është shënuar shpesh në regjistrat e Policisë së Durrësit, por edhe të Tiranës. Ndërsa së fundmi, e kishte ndryshuar sërish emrin dhe në dokumente figuron si Aleksandër Laho.

Më 14 shtator të vitit 2016, Policia e Tiranës shoqëroi 3 persona të dyshuar si autorë të rrahjes së biznesmenit amerikano-libanez, Fadi Mitri, në rrugën e Rinasit. Të dyshuarit ishin të tre nga Shijaku dhe sipas burimeve nga grupi hetimor në atë kohë u dyshuan se mund të ishin paguar ose porositur nga persona të tjerë për të dhunuar e kërcënuar investitorin e huaj.

Në atë kohë se tre personat e shoqëruar në lidhje me ngjarjen e datës 10 shtator 2016 ishin: Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, të tre nga Shijaku. Landi Muharremi u hetua edhe për rrahjen e një avokati, ngjarje për të cilën po ashtu nuk u arrestua asnjëherë.

Emrat që njihet Pëllumb Muharremi

1. Landi Muharremi

2. Pëllumb Muharremi

3. Aleksandër Laho

4. Pseudonimi “Rrumi”

rrumi i shijakut indrit beqiraj gentjan beqiraj operacioni porositesi

Sondazh

Poll