Aktualitet

MEGA-AKSIONI në Durrës, prokurori i çështjes: Hetimi ende vazhdon, është sekret...

Në fjalën e tij, ai u shpreh se ka rreth 20 persona të përfshirë në ngjarje, por nuk përjashtohet mundësia që të zbulohen edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

4 Tetor 2022, 13:25 Nga k.m.
MEGA-AKSIONI në Durrës, prokurori i çështjes: Hetimi ende
Pamje nga konferenca për shtyp

DURRËS- Prokurori i çështjes që hetoi sot grupin kriminal në Durrës, në daljen sot në një konferencë me Policinë e Shtetit, ka bërë me dije se hetimet vazhdojnë. Në fjalën e tij, ai u shpreh se ka rreth 20 persona të përfshirë në ngjarje, por nuk përjashtohet mundësia që të zbulohen edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

"Çështja është në hetim. Hetimi është sekret. Është bërë një punë voluminoze, do bashkëpunojmë për të provuar grupin kriminal. Kemi 20 persona si të përfshirë, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe të tjerë,"-tha prokurori, pas pyetjeve të gazetarëve.

operacioni porositesi durrës – bari dhe durrës – ankona

Sondazh

Poll