Aktualitet

Porosiste vrasjet te grupi në Durrës! Kush është Kasandër Noga, plagosi Hasanbellin në Belgjikë

Vëllezërit Beqiri u rrëfyen për hetuesit dhe hodhën dritë për një nga ngjarjet më të rëndë që tronditi Tiranën, ditët e para të janarit 2022, në Don Bosko, me një të vrarë e 4 të plagosur.

4 Tetor 2022, 12:10 Nga A.B
Porosiste vrasjet te grupi në Durrës! Kush është
Kasander Noga

TIRANË- Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, kanë zbërthyer disa krime. Në deklaratën e tyre në Policinë e Shtetit, bëhet me dije se dy vëllezërit kanë dëshmuar se ishin kontraktuar për të vrarë Rrumin e Shijakut (Aleksandër Lahon) dhe porositësi ishte Kasandër Noga. 

Pas orësh të gjata në komisariat, vëllezërit Beqiri u rrëfyen për hetuesit dhe hodhën dritë për një nga ngjarjet më të rëndë që tronditi Tiranën, ditët e para të janarit 2022, në Don Bosko, me një të vrarë e 4 të plagosur. Krimi ndodhi më 4 janar në një lokal në kryeqytet, ku mendohej se rrinte shpesh Geron Hasanbelliu, armiku i përbetuar i Kasandër Nogës.

Vrasja do të kryhej për llogari të Kasandër Nogës. Në shënjestër ishte kundërshtari i tij, Geron Hasanbelliu”, thanë vëllezërit.

Po kush është Noga?

Kasandër Noga dyshohet si personi që plagosi në Belgjikë Erion Hasanbellin. Ata kanë qenë në hasmëri për shumë vite, që prej kohës kur jetonin në Shqipëri. Ndërsa tërhoqi këmbëzën për t'i marrë jetën Hasanbelliut, Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut. Për të marrë hak, vëllai i tij, Geroni vendosi që të qëllonte për të "larë" gjakun e babait. Ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.

Ngjarja u konsiderua si masakra e Sanatoriumit. Më 19 gusht të vitit 2000, Kasandër Noga hyri në Ssanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit. Në këtë moment u kanë heque serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku, e kanë lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

kasander noga indrit beqiraj gentian beqiraj

Sondazh

Poll