Aktualitet

Zbardhet masakra e 'Don Boskos'! Vëllezërit Beqiraj tregojnë çdo gjë: U porosit nga Noga (HISTORIA)

Grupi kriminal dyshohet se ka kryer masakrën në Don Bosko me një të vrarë dhe katër të vrarë dhe një të plagosur.

4 Tetor 2022, 11:53 Nga A.B
Zbardhet masakra e 'Don Boskos'! Vëllezërit Beqiraj
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Dëshmia e dy vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqirajt ka zbardhur disa krime dhe tentativa krimesh në vend. Dy vëllezërit janë të njohur pas publikimit të lajmit ekskluziv të Dosja.al, për tentativën e pengmarrjes së njërit prej tyre. 

Pasi shpëtuan nga pengmarrja, dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, vendosën të thyejnë heshtjen. Pas orësh të gjata në komisariat, ata u rrëfyen për hetuesit dhe hodhën dritë për një nga ngjarjet më të rëndë që tronditi Tiranën, ditët e para të janarit 2022, në Don Bosko, me një të vrarë e 4 të plagosur. Krimi ndodhi më 4 janar në një lokal në kryeqytet, ku mendohej se rrinte shpesh Geron Hasanbelliu, armiku i përbetuar i Kasandër Nogës.

“Vrasja do të kryhej për llogari të Kasandër Nogës. Në shënjestër ishte kundërshtari i tij, Geron Hasanbelliu”, thanë vëllezërit.

Ata nuk e kryen krimin, por iu dhanë informacion hetuesve për skuadrën e vrasësve që tentuan eliminimin e Geron Hasanbelliut, por gabuan shënjestrën.

SI NDODHI MASAKRA NË DON BOSKO?

1 të vdekur dhe 4 të plagosur në "Don Bosko". Erion Çela, 35 vjeç mbeti viktimë, ndërsa vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç ka marrë plagë në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Të plagosur gjithashtu mbetën edhe 3 personat e tjerë të cilët ishin ulur në tavolinë me vëllezërit Çela,  Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, dhe Edmond Crroj 41-vjeç.

Ata janë qëlluar nga një automjet tip "Benz" i zi me automatik. Blerim Çela, vëllai i Erion Çelës, 35-vjeçarit që mbeti viktimë në masakrën e ndodhur në “Don Bosko” dëshmoi në atë kohë para grupit hetimor se nuk kanë konflikte me askënd e se atentatorët me siguri i kanë ngatërruar. Erion Çela nuk njihej si person i përfshirë në veprimtari kriminale. 

Edhe pse kanë kaluar muaj nga kjo vrasje, ende nuk ka pasur asnjë deklaratë nga policia. Por sot, me zbulimin e bandës së Durrësit, mund të dalin në pah detaje të reja që mund të zbulojnë autorët.

arrestim ne durres indrit beqiraj gentjan beqiraj geron hasanbelliu

Sondazh

Poll