Sport

Zbulohet sekreti ‘italian’ i Haaland, lazanja e veçantë e babait Alfie: “Me siguri vendos diçka të veçantë”

Ai i shënuar në derbin e Manchesterit ishte het-triku i tretë radhazi i Erling Haaland në ndeshjet në shtëpi të Cityt.

4 Tetor 2022, 12:29 Nga DOSJA

Zbulohet sekreti ‘italian’ i Haaland, lazanja e veçantë

NORVEGJI- Skeptikët thanë se do ta kishte të vështirë të përshtatej me futbollin anglez dhe ai u përgjigj me 14 gola në 8 ndeshjet e para të luajtura në kampionat, të cilëve u shtohen edhe 3 të shënuar në 2 ndeshjet e para të Champions League. Erling Haaland tashmë ka pushtuar Manchester Cityn dhe Anglinë.

Ai i shënuar në derbin e Manchesterit ishte het-triku i tretë radhazi i Erling Haaland në ndeshjet në shtëpi të Cityt.Performanca e tij e fundit ishte shumë e vështirë për t'u tretur nga rivalët e United, ndryshe nga lazanja e Alfie e cila, duke marrë parasysh rezultatet, duket se është shumë e tretshme. Sipas yllit norvegjez, darkat italiane të të atit do të hidhnin karburantin e duhur në motorin e tij.

Duke folur për televizionin Viasat, Haaland tha: "Babai im më bëri lazanja para tre ndeshjeve të fundit në shtëpi". Më pas shtoi i gëzuar: “Me siguri po vendos diçka të veçantë!”. Qendërsulmuesi nuk tha se cilët janë përbërësit e përdorur nga babai Alfie, por nëse rezultatet janë këto (3 hat-trick në 3 ndeshje), ish-futbollisti me siguri do të duhet të vazhdojë të bëjë lazanja për pjesën e mbetur të sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

manchester city haaland

Sondazh

Poll