Sport

Cassano i del në mbrojtje Asllanit dhe kritikon Inzaghin: Djaloshi është shumë i fortë, por luan me frikë prej tij!

Antonio Cassano ka folur në rrjetin e tij social Instagram për atë humbje të Interit ndaj Romës me shifrat 1-2.

3 Tetor 2022, 20:27 Nga DOSJA

Cassano i del në mbrojtje Asllanit dhe kritikon Inzaghin: Djaloshi

ITALI- Antonio Cassano ka folur në rrjetin e tij social Instagram për atë humbje të Interit ndaj Romës me shifrat 1-2. Paraqitja e Kristjan Asllanit u komentua pozitivisht nga mediat italiane, ndërsa ish-futbollisti thekson se mesfushori shqiptar luan i frikësuar pasi trajneri Inzaghi nuk i beson.

"Roma ishte solide.Problemi më serioz për momentin është Interi, i cili ose i jep vetes një thirrje zgjimi ose përfundon duke u copëtuar.Simone Inzaghi vazhdon me alibitë dhe dramat, por duhet të fitojë ndeshjet dhe t'i japë identitet skuadrës që Inter nuk e ka tani.

Problemi i Interit qëndron në mesfushë, në ndeshjen e fundit aktivizuan atë djaloshin (Kristjan Asllanin) i cili është shumë i fortë. Por, në fushë shihet që luan i frikësuar sepse trajneri Inzaghi nuk i beson. Kështu ndodh edhe me Robin Gosens, duket si një “peshk jashtë ujit”. Inzaghi bën mirë të “zgjohet” pasi përndryshe do të jetë shumë vonë”, u shpreh Cassano.

E.Ç (Dosja.al)

cassano asllani inzaghi

Sondazh

Poll