Sport

La Shqipërinë jashtë Botërorit, tekniku portugez fotografohet në Milano, kandidat potencial për pankinën e Interit

Paulo Sousa është një nga emrat e mundshëm për të zëvendësuar Simone Inzaghin, i cili aktualisht ka besimin e presidencës së Interit.

4 Tetor 2022, 11:55 Nga DOSJA
La Shqipërinë jashtë Botërorit, tekniku portugez
Paulo Sousa

ITALI-Paulo Sousa është një nga emrat e mundshëm për të zëvendësuar Simone Inzaghin, i cili aktualisht ka besimin e presidencës së Interit. Trajneri portugez, siç raporton  Marco Barzaghi është parë në një nga restorantet e Milanos.

“Paulo Sousa u pa mbrëmë në darkë në Milano në një restorant të njohur. Tekniku e ofroi veten si një alternativë të mundshme. Ndër këta edhe Dejan Stankovic, por edhe emra të tjerë si Claudio Ranieri dhe Ëalter Zenga që do t'i vendosja më poshtë. Le të shohim nëse është diçka e vërtetë.” Shprehet gazetari.

Disa kohë më parë tekniku portugez drejtoi Fiorentinën, duke bërë mirë në kampionatin italian, ndërsa vjet drejtoi Poloninë, kur Shqipëria u mposht nga këta të fundit minimalisht 0-1 në stadiumin “AIR Albania”, ku me atë disfatë të pësuar Kombëtarja kuqezi mbeti jashtë “Play-Off’-it të Botërorit të Katarit.

E.Ç (Dosja.al)

paulo sousa inter inzaghi

Sondazh

Poll